Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: "Gruaja është krijuese. Gruaja sheh me optimizëm edhe në vështirësi, sheh shanse edhe në kohë sfidash."

 
 

kryetarja e kuvendit jozefina topalli gruaja është krijuese gruaja sheh optimizëm në çdo vështirësi sheh shans në çdo sfidë v“Gruaja është krijuese. Gruaja di të marrë përgjegjësi ashtu si i merr në familje. Gruaja di si drejtohet familja. Gruaja di se si rregullohen punët e shtëpisë. Gruaja di se si ruhen ekuilibrat brenda familjes. Po ashtu gruaja di të rregullojë punët e shtetit, punët e shoqërisë.

Ne gratë shohim me optimizëm, pavarësisht nga vështirësitë që janë përpara Optimizëm do të thotë të shohësh mundësi edhe në vështirësi. Të shohësh shanse edhe në kohë sfidash”,  theksoi sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar në konferencën e organizuar nga OSBE-ja me tëmë: “Rritja e rolit të gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?”

Duke nënvizur se çështja e barazisë është një çështje e së drejtës. zonja Jozefina Topalli në fjalën e saj, tha:

“ Unë së pari dua të falenderoj OSBE-në për organizimin e këtij takimi, për ftesën që më ka bërë. Dua t’i bëj urimet më të mira kësaj organizate për punën e jashtëzakonshme që ka bërë edhe në vitet e fundit në drejtim të promovimit të rolit të grave, të fuqizimit të rolit të grave në jetën publike dhe në jetën politike.

Unë në këtë sallë jam midis mikeve, midis zonjave me të cilat kam punuar për vite të tëra. Dhe ato që nuk i njoh personalidht, unë u uroj suksese në punën e tyre.
Është një rast për të folur dhe për të ngritur pyetjen: sa është realizuar premtimi që gruaja të fuqizohet në rolin e saj, në pjesëmarrjen e saj, në jetën publike dhe në jetën politike?

Unë nuk dua të lexoj fjalim tim që ishte përgatitur sepse mendoj se flas më me zemër kur flas pa letër. Në fund të fundit ajo që ne themi nuk vjen nga qellza por duhet të vijë nga zemra, duhet të vijë nga një meditim i gjatë, i sinqertë, i vërtetë me veten dhe me të tjerët.

Kam lexuar së fundmi një Nobel Prize. Eshtë çmimi Nobel i fundit i marrë nga një shkrimtar i famshëm kinez, quhet Gao  Xingjian, i cili shkruan për gruan në veprën e tij në një lloj gati manifesti të feminilitetet duke folur me respekt. Ajo që thotë, që është substanciale, që është themelore në diferencën midis gruas dhe burrit është se “gruaja është krijuese”. Burrat zakonisht janë më shkatërrues.

Gruaja është krijuese. Gruaja di të marrë përgjegjësi ashtu si i merr në familje. Gruaja di si drejtohet familja. Gruaja di se si rregullohen punët e shtëpisë. Gruaja di se si ruhen ekuilibrat brenda familjes. Po ashtu gruaja di të rregullojë punët e shtetit, punët e shoqërisë.

Natyrisht që ka një kontradiksion të madh midis asaj që themi dhe asaj që shohim. Ka një kontradiksion të madh për faktin se çështja e fuqizimit të gruas nuk është vetëm një çështje kombëtare, por është çështje globale. Është një çështje që trajtohet në çdo shoqëri, pavaresisht nga historia që ato kanë patur. Dhe në shumicën e rasteve e kanë patur histori më të lumtur se historinë tonë. 

Është një çështje që me statistika i bie që vetëm 20% në nivel global gratë të përfaqësohen në parlament. Ky është një përfaqësim jo real, është jo i drejtë, është i pandershëm.

I takon që nga çdo 5 gra vetëm një grua të ulet në tryezat e punës, të tjerët duhet të jenë burra. 

Natyrisht që në këtë fushë ka një progress të jashtëzakonshëm.
Çdo progres i gruas në fushën ekonomike, çdo progres i gruas në edukim, çdo progres i gruas në jetën publike, çdo progres i gruas në lidershipin e saj, në biznes, në bankë, politikë, në familje, në çdo fushë është një progres për shoqërinë.
Dhe kësaj ne gratë i besojmë, sinqerisht.
A janë bërë përpjekje ? Shumë.
A ka arritje?Absolutisht po.

Nëqoftëse flas si Nënkryetare e Partise Demokratike, natyrisht që ndihem mirë që me sistemin e ri proporcional që kemi votuar në parlament i kemi dhënë mundësi të mëdha  grave.

Kemi kaluar në parlament shumë ligje të rëndësishme mbi barazinë gjinore, ligji kundër kryetarja e kuvendit jozefina topalli gruaja është krijuese gruaja sheh optimizëm në çdo vështirësi sheh shans në çdo sfidë 1v dhunës në familje, ligji kundër diskriminimit, e të tjera. Absolutisht, baza ligjore është e mirë, por sa implementohen këto ligje, sa shkojnë realisht tek zonjat, nënat?
Gjë më të frikshme se kur dëgjon në televizor për vrasjet e nënave, motrave, nuk ka. Është fatale, është mizore, por ndodh.

Sigurisht këto nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por ndodhin edhe në vende të tjera.
Është një betejë të cilën duhet ta bëjmë bashkë me drejtuesit e forcave politike, me shoqërinë civile, duhet ta bëjmë bashkë te komuniteti, familja, fshati.

Burrat shohim me pesimizëm dhe kur sheh me pesimizëm mendon se gjërat janë të vështira për t’u bërë.
Ne gratë i shohim ndryshe, shohim me optimizëm, pavarësisht nga vështirësitë që janë përpara.

Optimizëm do të thotë të shohësh mundësi edhe në vështirësi. Të shohësh shanse edhe në kohë sfidash.

Duke parë modele brilante në botë, unë jam e bindur se ato kanë arritur majat aty ku janë për faktin se kanë punuar shumë, shumë më tepër se të gjithë burrat e tjerë,në çdo  vend, në çdo forcë politike  kur kanë arritur majat.

Çfarë do të thotë kjo ?
Do të thotë se ne, pavarësisht se nëse do të arrijmë apo s’do të arrijmë majën, do t’i afrohemi asaj.
Mjafton që të duam, mjafton që ta konsiderojmë çështjen e barazisë.

Çështja e barazisë është një çështje e së drejtës. Çështja e barazisë është çështja e asaj që është reale.

Unë dua t’ju përgëzoj ju, zonjave  për ambicjen, për kurajon, për punën, qofshi të Partisë Socialiste, qofshi të Partisë Demokratike, qofshi të LSI-së, qofshi të forcave të tjera politike, qofshi të pa parti.Angazhimi juaj në jetën politike dhe publike ka rëndësi të madhe në çdo parti.

Unë jam e bindur se ju mendoni për fëmijën, për të ardhmen, për familjen. Duke menduar për këtë, ju keni menduar për shoqërinë shqiptare, për shtetin shqiptar.”

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne