Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit ngushëllon familjarët e Kryekomisar Adem Tahiraj

 

foto dt 14Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të shefit të komisariatit të Shijakut, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili humbi jetën në krye të detyrës një ditë më parë në Katund Sukth të rrethit të Durrësit.

Në këto momente të vështira, Kryetarja e Kuvendit ndau me familjarët e Kryekomisar Tahirajt dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“Sapo i bëra ngushëllimet bashkëshortes, dy vajzave të vogla dhe djalit të kryekomisarit të vrarë. Një akt jashtëzakonisht i rëndë, tmerrësisht i dhimbshëm. Adem Tahiraj ishte një djalë trim, i ndershëm, që i bëntë nder policisë së shtetit shqiptar. Sigurisht që lajmi ishte tronditës, shokues për të gjithë ne. Pashë shokët e tij që qanin. Pashë fëmijët e tij që dridheshin. Sigurisht që drejtësia do të gjejë fajtorët dhe dënimi do të jetë jashtëzakonisht i rëndë. Adem Tahiri ishte trim i jashtëzakonshëm. Modeli i policit. Dhe unë gjej rastin për t’i bërë  ngushëllimet edhe shokëve të tij, policëve që punojnë me përkushtim, me ndërgjegje dhe me dashuri për atdheun,” tha zonja Jozefina Topalli. 

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne