Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit vizitë në Komunitetin Mysliman për Fiter Bajramin.

 

Kryetarja e Kuvendit, Zj. Jozefina Topalli i uroi sot të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e Fiter Bajramit. Kryeparlamentarja bëri sot një vizitë në Selinë e Komunitetit Musliman në Tiranë ku u prit nga Kryetari, Haxhi Selim Muça.

kryetarja e kuvendit vizitë në komunitetin mysliman për fiter bajramin vKryetarja e Kuvendit duke përcjellë urimet e saj të   përzemërta  besimtarëve musliman tha se: “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrrin tim personal, përzemërsisht dëshiroj t’ju uroj gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin. Katër javë që kaluan ishte koha ku secili sakrifikonte me devotshmërinë e vet të thellë e me besim të madh, e në mënyrë të veçantë duke i shërbyer atyre që janë më me pak fat sesa të tjerët. Në fakt kjo është një ftesë, një mesazh për çdo qytetar shqiptar të të gjitha  besimeve fetare që çdo ditë , në çdo moment të mendojmë pë ata që kanë më pak, që janë të sëmurë dhe që janë më të margjinalizuar. Sigurisht që kjo është një obligim për të gjithë qytetarët shqiptar të të gjitha feve për t’i shërbyer njëri tjetrit kur ne kemi nevojë për ndihmën dhe mbështjetjen e gjithë secilit. Edhe njëherë me zemër ju uroj gëzuar qytetarëve shqiptar, atyre që jetojnë në Shqipëri, atyre që janë në emigracion, atyre që kryetarja e kuvendit vizitë në komunitetin mysliman për fiter bajramin 1vjanë në Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha trojet shqiptare duke besuar se gëzime më të mëdha, jetë më të mirë, më të lirë, më të mirë ekonomikisht dhe më të lumtur me njëri tjetrin do të kemi në të ardhmen”.
Dhe gazetarëve ju uroj gëzuar.

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne