Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit i shpërndan qindra grave kuponin për shërbimin falas të Mamografisë dhe Paptestit.”Beteja për të fituar mbi këto sëmundje, është beteja e parandalimit”.

 

jozefina topalli 31Kryetarja e Kuvendit vijon intensivisht fushatën e saj sensibilizuese në luftë kundër tumorit  të gjirit dhe  të qafës së mitrës, në mbrojtje të shëndetit  të gruas, nënës dhe vajzave shqiptare. Sot Kryetarja Jozefina Topalli priti me qindra gra e vajza të profesioneve të ndryshme, të cilave u shpërndau kuponin për diagnostifikimin falas të Mamografisë dhe Paptestit.

Kryetarja e Kuvendit, duke falenderuar me mirënjohje drejtuesit dhe mjekët e Spitalit  Hygea për  mbështetjen e kësaj fushate, tha se, asgjë nuk ka më të rëndësishme, sesa jeta me cilësi e nënës dhe e gruas, si shtyllë e familjes dhe e shoqërisë shqiptare. Kryetarja e Kuvendit, duke risjellë në vëmendje rrezikun e lartë të rritjes së shpeshtësisë së tumorit të gjirit dhe të qafës së mitrës theksoi se, beteja më e mirë për të fituar mbi këto sëmundje, është beteja e parandalimit.  Kryetarja e Kuvendit inkurajoi gratë që të mos kenë ndrojtje dhe frikë për këto diagnostifikime, sepse shmangja e tyre është një mënyrë jo e zgjuar dhe aspak efikase për të përballur këtë rrezik, në të ardhmen.

Nga ana e tyre, mjekët e Spiatlit Hygea vlerësuan fushatën sensibilizuese  të Kryetares së Kuvendit për kryerjen e Mamografisë dhe të Paptestit dhe theksuan se, këto analiza janë shërbime esenciale për për një jetë të shëndetshme dhe sa më të gjatë të  nënave,  grave dhe vajzave.

Fjala e Kryetares së Kuvendit në aktivitet.

Unë dua të falenderoj Spitalin Hygea që na mbështet në inisiativën e Kuvendit të Shqipërisë për të marrë një shërbim të rëndësishëm vital, parandalues, jashtëzakonsiht thelbësor për jetën e njëriut dhe të grave në veçanti, sic është marrja e shërbimit të Mamografisë dhe Paptestit. jozefina topalli 31

Ne, në Parlament kalojmë ligje, kalojme reforma, punojmë në fushat fiskale, ekonomike, në fushën e zhvillimit të energjisë dhe në fusha të tjera; por pamvarësisht nga të gjitha këto, asgjë më të rëndësishme nuk ka, sesa jeta e nejriut dhe asgjë më të rëndësishme nuk ka, sesa cilësia e jetës së nënës, së gruas në çdo familje. Një nënë e shëndetshme, një nënë me jetë të gjatë, një nënë me cilësi të lartë të jetës së saj, bën fëmijën më të lumtur , bën fëmijën më të gëzuar, familjen më të fortë, ditën më të bukur dhe perspektivën më të mirë.

Ashtu sikurse tha mjeku, numri i sëmundjeve, incidenca e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës ka një rritje që, nuk po e cilësoj të frikshme, por  shumë të lartë, gjë që duhet të na bëjë ne grave, si nëna, të mendojmë sesi duhet ta luftojmë këtë sëmundje. Dhe beteja më e mirë, është beteja e parandalimit. Beteja më e rëndësishme kundër turmorit është beteja për t’i dalë përpara kësaj sëmundje.

Dhe këtë betejë ne e fitojmë duke marrë një masë shumë të tjeshtë, por shumë vitale. Sikurse është kryerja e mamografisë për gratë mbi moshën 35 -40 vjeç dhe bërja e paptestit. Unë e di se gratë ndonjëherë janë të ndrojtura për të bërë këto analiza, apo frika se mos del diçka e keqe, na bën ta shtyjmë vizitën tek mjeku, por kjo është mënyra më e pazgjuar, më e pashëndetshme dhe më e pakëshilueshme që, ne si nëna dhe si bashkëshorte si shtylla kryesore e familjes dhe e tërë shoqërisë, mund të bëjmë.

Unë shfrytëzoj këtë rast që, edhe një herë për ti thënë çdo gruaje mos ki frikë, shko dhe bëj Mamografinë, mos ki frikë, shko edhe bëj Paptestin; mos ki ndrojtje, përkundrazi , ta parandalosh këtë sëmundje, të ndihmosh edhe një mike, edhe shoqen edhe motrën, komshijen, kushërirën edhe familjen, çdo njeri që do në jetë, që të shkojnë të bëjnë Mamografinë dhe Paptestin.

 
 

 

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne