Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pret në një takim përfaqësues të Grupit të Miqësisë Gjermani-Shqipëri.

 

takim 30Kryetarja e Kuvendit, znj.Jozefina Topalli priti sot në një takim Kryetarin e Grupit të Miqësisë Gjermani-Shqipëri, z.Peter Weiss, dhe anëtarët znj. Christel Happach-Kasan dhe z. Andreas Lammel, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadrin e një turi informues mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasi uroi mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis Parlamentit shqiptar dhe Bungestagut gjerman i shprehur jo vetëm në shkëmbimin e vizitave të shumta por edhe të shkëmbimit të eksperiencave.

z.Weiss tha se  kjo vizitë do ta ndihmoje për të njohur me nga afër realitetin shqiptar, në këtë periudhë të rëndësishme ku Shqipëria po vijon rrugën e reformave drejt Bashkimit Europian.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit politike në vend, ku deputetët e Bundestagut gjerman shprehën interesin e tyre lidhur me ecurinë e procesit për zgjedhjen e presidentit, reformën zgjedhore, si dhe vështirësitë që vendi ka kaluar gjatë periudhës së errët të diktaturës komuniste etj.

Kryetarja e Kuvendit njohu deputetët me procedurat parlamentare që ndiqen për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ambasadorja gjermane shpjegoi se në Gjermani zgjedhja e Presidentit bëhet edhe me shumicë të thjeshtë.

Lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se Komisioni i Posaçëm për këtë reformë, aktualisht ka realizuar 90 % të punës së tij në mbështetje të të gjitha rekomandimeve të ODHIR dhe procesi ka mbetur tek disa çështje teknike të cilat, tha Kryetarja e Kuvendit, duhet të diskutohen në nivel ekspertësh.

Duke njohur deputetët e Bundestagut gjerman me vështirësitë që Shqipëria ka kaluar gjatë regjimit komunist, si një ndër vendet më të izoluar në botë, Kryetarja e Kuvendit tha, se pas rrëzimit të këtij regjimi, Shqipëria në 20 vite ka rikuperuar shekujt me radhë duke u shndërruar në vendin model, ku liria funksionon.


“Sot, Shqipëria është vendi model ku liria funksionon. Është vendi që brenda një kohe të shkurtër  ka shënuar një rrugë të gjatë reformash. Vendi, në filozofinë e të cilit qendrojnë reformat dhe vetëm reformat, transformimi dhe ndryshimi. Në vitet e fundit janë realizuar investime madhore në infrastrukturë, jemi ndër të paktat vende që vijojmë me rritje ekonomike, ku vetëm vitin që shkoi rritja ekonomike ishte 3.8 %, kemi ulur borxhin publik, nga 72 % e kemi çuar në 59 %, është rritur numri i turistëve, numri i eksporteve. Falë këtij progresi Shqipëria nuk ra në recension por vijon me një performancë pozitive ekonomike” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
 

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne