Kryetarja e Kuvendit priti sot Ambasadorin Këshilltar të Ambasadës japoneze për Shqipërinë, me seli në Romë, z. Yuza Ota.
Kryetarja e Kuvendit pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri diplomatit japonez, i shprehu konsideratat dhe falenderim të vecantë edhe në emër të Kuvendit të Shqipërisë, për vizitën në Japoni gjatë muajit prill. Duke e cilësuar si një ndër vizitat më të suksesshme në karrierën e saj politike, me mbresa të jashtëzakonshme, Kryetarja e Kuvendit, vuri në dukje frymën e mikëpritjes dhe të ngrohtësisë së autoriteteve japoneze, si dhe shpirtin e kurajos e të ringritjes të këtij populli, pas goditjes së rëndë nga cunami, një vit më parë.
Kryetarja e Kuvendit tha se, marëdhëniet zyrtare midis dy vendeve janë shumë të mira dhe se ato duhet të përkthehen në bashëkpunim edhe të mëtejshëm ekonomik. Me këtë rast Kryetarja e Kuvendit tha se, do të ndihej e nderuar, nëse Kuvendin e Shqipërisë do ta vizitojë një delegacion parlamentar japonez dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, z. Takahiro Yokomich
Përfaqësuesi i ambasadës japoneze, Z. Yuza Ota, duke shprehur dhe një herë vlerësimet më të mira për vizitën e suksesshme në Japoni, të Kryetares Jozefina Topalli dhe të delegacionit parlamentar, theksoi rëndësinë e rritjes së projekteve të biznesit japonez në fusha të ndryshme, si dhe në sektorin e edukimit dhe të arsimit. Në këtë pike, Kryetarja e Kuvendit siguroi diplomatin, z. Ota se, Shqipëria vazhdon me stabilitet ekonomik dhe zotëron një legjislacion modern dhe liberal taksash, në mbështetje të biznesit të huaj.
Kryetarja e Kuvendit tha se në 100 Vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria feston edhe 90 Vjetorin e vendosjes së marëdhënieve me Japoninë.