Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen e studentes, Juliana Tola, në Mirakë të Librazhdit, e cila humbi jetën në mënyrë të parakohshme në aksidentin tragjik të Himarës, një ditë më parë.
Kryetarja e Kuvendit, e cila shoqërohej nga deputeti i qarkut të Elbasanit, Rrahim Çota shprehu ngushëllimet e thella dhe ndau në këto momente të vështira, dhimbjen dhe pikëllimin me prindërit, familjarët dhe të afërmit për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi shokët dhe shoqet si dhe banorët e shumtë të zonës që ishin pranë familjes Tola.
Në nderim të studentes Juliana Tola, Kryetarja e Kuvendit vendosi dhe një buqetë me lule.