Kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli takua me drejtorin e Spitalit Ushtarak dhe personelin mjekësor dhe u interesua në mënyrë të veçantë për gjendjen e studenteve të shtuara në këtrë spital, pas aksidentit tragjik të Himarës.
Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për impenjimin dhe përkujdesjen profesionale të lartë të bluzave të bardha. E shoqëruar prej tyre zonja Jozefina Topalli vizitoi vajzat e plagosura në sallën e reanimacionit dhe bisedoi me disa prej tyre.
Duke u bërë urimet më të përzemërta për shërim të shpejtë, Kryetarja e Kuvendit u tha studenteve të plagosura se po bëhet gjithçka që gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet sa më shpejt.