Kuvendi i Shqiperise

Gra, nëna e vajza të reja nga Shqipëria e Kosova festojnë në një takim madhështor Festën e 8 Marsit.

 

jozefina topalli 08Të buzëqeshura, të lumtura dhe të bukura, mijëra, gra, nëna e vajza të reja nga Shqipëria e Kosova mbushën sot me zërin, aromën dhe dashurinë e tyre, Pallatin e Kongreseve, duke festuar në një takim madhështor Festën e 8 Marsit, ditën, që i dedikohet qenies së tyre sublime, në jetë, familje dhe shoqëri.

“Gruaja Shqiptare në 100 vjet Pavarësi”, ky takim madhështor, i organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli me fjalët e shpirtit përuljen me nderimin më të madh për gruan dhe misionin e saj fisnik. 
 
jozefina topalli 08Pjesë nga kolona muzikore më e bukur shqiptare e botërore ndër vite, dedikuar figurës së nënës e gruas çeli atmosferën e ngrohtë duke përcjellë mesazhin e përjetshëm të dashurisë së pafundme për dorën që tundi djepin, lotët, sakrificën dhe zemrën e madhe të saj, Nënën. Mes performancave të mrekullueshme muzikore, një emocion të veçantë përcolli edhe kënga e famshme "I Will Allways Love You" nga legjenda e muzikës soul  Whitney Houston.

Mirënjohja dhe dashuria nuk mund të mungonin edhe për të gjitha nënat dhe gratë fisnike shqiptare kudo që ndodhen e në çdo epokë që ato kanë jetuar.

M jozefina topalli 08irënjohje të thellë për trimërinë dhe mençurinë e Mbretëreshës Teutë, Mamicës, për guximin dhe patriotizmin e Shote Galicës, Motrave Qiriazi, Servete Maçit, Musine Kokalarit e Sabiha Kasimatit si dhe qindra e qindra pishtareve të krenarisë shqiptare. 

Një duartrokitje e veçantë ndezi sallën për nënën më të madhe, për gjithë Shqipërinë por edhe për të gjithë botën, Hyjnoren Nënë Tereza.

Një moment tjetër emocionues, një sfilatë me kostume tradicionale të të gjitha trevave shqiptare nën tingujt e veçantë të folklorit popullor përçuan dëshminë e delikatesës, pasionit femëror dhe identitetin tonë kombëtar.

I pranishëm në këtë aktivitet madhështor, Kryeministri Berisha shprehu nderimin më të madh para çdo gruaje e vajze shqiptare, figura e të cilës, tha ai, për çdo individ, për çdo komb është burimi i jetës.

“Për ne shqiptarët një komb ndër më të lashtit në planet nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtar. Në 100 vjet përpjekje të jashtëzakonshme për liri dhe dinjitet në çdo moment në çdo rrethanë në krye të sakrificës kanë qenë gratë dhe nënat shqiptare” tha Kryeministri Berisha.

 

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne