Kuvendi i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takim me Ministren e shtetit të Gjermanisë, Cornelia Pieper. Kryetarja e Kuvendit, takime edhe me anëtarët e komisionit për çështjet e BE-së dhe të komisionit të ekonomisë në Bundestagun gjerman.

 

topalli takim me ministren e shtetit të gjermanisë, cornelia pieper 08Kryetarja e Kuvendit, gjatë vizitës së saj në Gjermani u prit në takim edhe nga Ministrja e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Cornelia Pieper.

Ministrja Pieper tha se “Jemi shumë të gëzuar me progresin e bërë nga Shqipëria në këto vite. Vlerësojmë arritjet e Sqipërisë dhe jemi të interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat.

Gjermania është në anën tuaj. Ne mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë në një të ardhme europiane për vendin tuaj“, tha Ministria e shtetit, Pieper.

Kryetarja e Kuvendit  e ftoi zonjën Pieper për një vizitë në Shqipëri, ftesë të cilën Ministria e shtetit e pranoi më kënaqësi për të ardhur në Shqipëri në këtë vit të rëndësishm të 100 vjetorit të Pavarësisë që përkon me 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi takime edhe me anëtarët e komisionit për çështjet e Bashkimit Europian dhe të komisionit për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin në Bundestagun gjerman.

topalli takim me ministren e shtetit të gjermanisë, cornelia pieper 08Në takimin në komisionin për çështjet e BE-së, Kryetarja e Kuvendit,  falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë, në veçanti për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Rëndësi të veçantë pati takimi në Komisionin e Ekonomisë së Bundestagut, ku për herë parë u zhvillua një hearing (seancë dëgjimore) për Shqipërinë. Në këtë komision u paraqit një rezume e potencialeve dhe burimeve natyrore të Shqipërisë.

Kryetarja Jozefina Topalli foli dhe i'u përgjigj pyetjeve të shumta të deputetëve gjerman mbi modelin ekonomik shqiptar. Interesi i palës gjermane bëri që ky takim të zgjasë gati 2 orë. 

Gjermania mbetet donatori i parë për Shqipërinë dhe Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësim për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.Investimet publike gjermane kapin shifrën e afro 800 milionë eurove të dhëna, dhe investimet private kanë të gjitha potencialet për t’u rritur më tej.

 

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne