Kuvendi i Shqiperise

Veprimtari Parlamentare

16 Maj, 2013
“Një promovim historik”, u cilësua nga historianët dhe studiuesit e pranishëm, botimi i kësaj kolane, ndërsa Kryetarja e Kuvendit tha se “kjo kolanë është historia e tribunës së mendimit filozofik shqiptar, e idealizmit dhe e botëkuptimit politik, intelektual, kulturor, të oratorisë dhe estetikës politike.
14 Maj, 2013
Duke folur për punën voluminoze të parlamentit shqiptar, Kryetarja e Kuvendit tha se : “Ka qenë një mandat reformator. Kemi kaluar në Parlament reforma të vështira por të mëdha, të cilat i kanë dhënë frymë biznesit dhe punësimit. Punësimi dhe integrimi mbeten prioritetet tona.”
11 Maj, 2013
Jozefina Topalli: "Natyrisht pas 100 viteve Shqipëra ka ndryshuar shumë, jeta jonë ka ndryshuar shumë por është një rast që shqiptarët të mendojnë që ne të vazhdojmë të përfaqësohemi edhe në parlament me emra me identitet, me emra me histori, me emra që na bëjnë nder.”
06 Maj, 2013
Zoti Rama lejoji deputetët sot që të vijnë dhe të votojnë tri ligjet. Si çdo ditë tjetër, si çdo seancë tjetër ato janë në rendin e ditës dhe Kuvendi i Shqipërisë , shqiptarët presin që të votohen këto tri ligje. Brukseli kërkon që të votohen këto tri ligje. Nuk është Jozefina që i kërkon. Është Brukseli dhe vokacioni perëndimor i shqiptarëve.
05 Maj, 2013
"Është një çast i bukur për t'i uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë “Gëzuar Pashkët”. Është një moment reflektimi mbi një akt hyjnor të sakrifikimit në emër të mëkateve të gjithë njerëzimit, që Jezusi bëri. Me një simbolikë për ti kujtuar botës, secilit prej nesh për ti qëndruar vlerave, me të cilat ne jemi rritur dhe do të shikojmë përpara".

Lidhje te Shpejta

Qendroni ne kontakt me ne